Lukaku refuzon transferimin në Man City?

Gazzetta dello Sport raporton se Manchester City është i gatshëm të transferojë Romelu Lukaku për çfarëdo shifre, por ai nuk do të largohet nga Interi.

Sipas gazetës sportive italiane, Pep Guardiola e ka përcaktuar Lukakun si një përforcim ideal për skuadrën e tij.
Belgu ka mjaft përvojë në Angli, pasi ka luajtur me Everton dhe Manchester United.

Gazzetta thotë se Guardiola kishte shprehur interesim për të siguruar shërbimet e tij qysh në afatin kalimtar të verës së kaluar.

Ky interesim besohet që vlen akoma, por Lukaku ka gjetur formën e jetës së tij në Inter dhe nuk ka ndërmend ta ndërpresë këtë përvojë tashmë.

Ai ka shënuar 58 gola në 84 ndeshje në të gjitha garat për Interin, duke dëshmuar se 74 milionë eurot e paguara për të, ia kanë vlejtur.