Hernandez ka një paralajmërim për Interin dhe disa fjalë për Zidane

Theo Hernandez është i gatshëm për t’u rikthyer, pasi humbi ndeshjet ndaj Hellas Veronan dhe Manchester United.

Për shkak të disa problemeve që pati me bark, mungoi në dy ndeshjet e fundit por është i gatshëm të rikthehet, ku edhe ka stërvitur me klubin, raporton lajmi.net.

“Të fitosh me Milanin është ajo çfarë më bën mua të ndihem krenar”, është shprehur Hernandez në një intervistë për Gazzetta Dello Sport.

Ai pati edhe disa fjalë për Ibrahimovic, për të cilin tha: “Ai na jep guxim dhe shumë këshilla për të na motivuar. Kur erdha nga pushimet, ai më tha ‘çfarë jeni duke bërë këtu me 90 kile’, gjithmonë na motivon”, ka thënë ai.

“Pioli dhe Zidane kanë tipare të ngjashme mes veti, megjithatë Zidane flet më pak. Pioli më ka dhënë vetbesim menjëherë dhe jam ndjerë i entuziazmuar”.

Francezi ka paralajmëruar Interin se gara për titull nuk ka mbaruar. “Aty është Interit, Roma, Juve dhe ne. Do të luftojmë deri në fund. Interi ka një skuadër të mirë, por Juve janë më të fortë. Megjithatë, asgjë nuk ka mbaruar”, përfundoi ai.

Ndeshja e ardhshme në të cilën mund të shohim Hernandez të luajë është pikërisht ajo mes Milanit dhe Napolit, e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.