“Luftërat janë përherë një çmenduri…”, Edi Rama poston thënien e Papa Franceskut

Sot lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të katërt.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me një mesazh të fortë, duke postuar një thënie të Papa Franceskut.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon faktin se në luftë humbet gjithçka.

“Luftërat janë përherë një çmenduri; në luftë humbet gjithçka, në paqe fitohet gjithçka”, thuhet në thënien e Atit të Shenjtë./TCh