E zbulon Romano: E ardhmja e Lewandowskit është e hapur

Polaku që sa vite është ylli i “Bavarezëve” duke iu ndihmuar të fitojnë shumë tituj, sidomos në këto vitet e fundit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Lewandowski ka pranuar se ende nuk ka biseduar me bordin për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2023.

Ndërkohë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se gjithçka është e hapur.

“E ardhmja e Robert Lewandowskit është absolutisht e hapur. Është i fokusuar në pjesën e dytë të sezonit me Bayernin, por kontrata i skadon në vitin 2023 dhe dëshiron kontratë të re që të qëndrojë”.

“Nuk ka bisedime mes Bayernit dhe agjentëve, Lewandowski është në pritje”, shkroi ai.

 

Ndërkohë, verën e kaluar, Lewandowski ishte i lidhur me kalimin në Premierligë.