Publikohet kënga e re nga Alban Skënderaj

Artisti dhe kantautori i njohur, Alban Skënderaj ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Festoj” mban titullin kënga e re e Albanit,të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për tekstin dhe melodinë e këngës është kujdesur vet Albani, kurse për producimin u përkujdes Lorenc Aliaj.

“Copa Copa”, titullohet kënga e fundit e Albanit, të cilën e solli në bashkëpunim me Dafina Zeqirin në muajin nëntor./21Media