‘Luftë’ ndërmjet ekipeve evropiane, për transferimin e Paul Pogba

Real Madridi, Juventus dhe Paris Saint Germain janë në garë, për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Pogba ka kontratë me Manchester United deri në fund të sezonit, por ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovim.

Ekipet evropiane – përfshirë Real Madridi, Juventusi dhe Paris Saint Germain, janë në ’luftë’ për transferimin e Pogbas në radhët e tyre, transmeton lajmi.net.

Francezi nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit edhe më tej në ‘Old Trafford’, por nuk ka pasur asnjë ofertë për rinovim nga ‘Djajtë e Kuq’.

Nëse mesfushori nuk arrin marrëveshje me United, në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë dhe do të kuptojmë se cili ekip do të fitojë ‘luftën’ për Pogban.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se ku do të jetë e ardhmja e francezit.