Vullnetarët amerikanë shkatërrojnë tanket ruse në afërsi të Kievit

Vullnetarët amerikanë shkatërrojnë tanket ruse në afërsi të Kievit

Gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko, ka publikuar një video-incizim ku dëgjohet një vullnetar amerikan duke treguar për tanket e shkatërruara ruse.

Ponomarenko ka shkruar se video është bërë në afërsi të Kievit, raporton Gazeta Express.

 

Mediumi Nexta ka publikuar dje disa video-incizime të vullnetarëve amerikanë në betejë në rajonin e Kievit dhe çlirimin e një fshati që ishte nën okupimin rus.