Barcelona ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Lewandowskit i përfundon kontrata me Bayern Munich, në qershor të viti 2023 dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me ‘Bavarezët’.
Sipas raportimeve të fundit, Lewa mendon se koha e tij te ekipi gjerman ka përfunduar.
Shumë ekipe kanë shfaqur interesim për polakun, në mesin e tyre edhe Barcelona, shkruan lajmi.net.
Sipas gazetës spanjolle ‘AS’ ekipi i Xavi Hernandez, ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e yllit të Bayern Munich, në ‘Camp Nou’.
Për Barcën problem nuk do jetë as paga e lojtarit, pasi janë të gatshëm t`i ofrojnë shumën që polaku do e dëshironte.
Mbetet të shihet në fund të sezonit se ku do të jetë e ardhmja e Lewandowskit.