Lufta në Ukrainë: Reagon skuadra e Shakhtar Donetsk

Donetsk është një nga zonat që shpalli pavarësinë e saj dhe u njoh nga Moska zyrtare ditë më parë.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, Rusia ka nisur pushtimin e saj në Ukrainë, duke u shënuar edhe një numër viktimash.

Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe skuadra ukrainase me bazë në Donetsk.

“Ne do të qëndrojmë”, thuhet në reagimin e Shakhtar në Twitter, përcjell lajmi.net.

Duket se skuadra e Shakhtar Donetsk nuk ka përkrahur nismat politike që kanë shpallur zonën e Donetsk si të pavarur.

Kujtojmë se Premierliga e Ukrainës është ndërprerë për së paku 30 ditë, pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.