Pas suspendimit të Premierligës së Ukrainës si pasojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, reagime ka pasur edhe nga skuadrat evropiane të futbollit.
Werder Bremen është një nga skuadrat që ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e fundit.
“Jemi të tmerruar nga lajmet për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Ne dërgojmë mendimet më të mira për njerëzit ukrainas dhe i kemi ata në mendjen tonë, sikur edhe të gjitha viktimat tjera të luftës dhe dhunës nëpër botë”, thuhet në reagimin e Werder, përcjell lajmi.net.
Rusia ka nisur në mesnatë sulmet ndaj Ukrainës, duke nxitur reagime në gjithë botën. Blloku perëndimor ka dënuar ashpër sulmet e Rusisë dhe ka kërcënuar me sanksione të plota.