Borussia Dortmund nuk do mund të llogarisin në sulmuesin e tyre kryesor Eling Haaland, as në ndeshjen e kthimit kundër Rangers.
Ekipi nga Gjermania u mund 4:2 nga kampionët skocezë në Signal-Iduna Park, në ndeshjen e parë gjatë javës së kaluar.
Pas lëndimit muskulor që e kishte pësuar muajin e fundit, Haaland nuk ishte i gatshëm për ekipin e tij as në humbjen në ndeshjen e parë.
Megjithëse që atëherë është rikthyer në stërvitje dhe kishte shpresë në kampin e BVB se ai do të ishte i aftë për ndeshjen që luhet në Ibrox, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi norvegjezi nuk arriti të rikuperohet për këtë ndeshje.
Ndeshja në mes Rangers dhe Borussia Dortmund luhen sonte në orën 21:00.