Lufta në Ukrainë po bëhet e rrezikshme, Kamala Harris pritet të fluturojë drejt Polonisë

CNN ka raportuar me burime të afërta brenda Shtëpisë së Bardhë, që shumë shpejt, Zëvendës Presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të fluturojë drejt Polonisë.

Kjo vizitë e Harris po realizohet për të shprehur edhe më bindshëm mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, ku lufta po hynë në një fazë të re, edhe më të rrezikshme, shkruan Gazeta Express.

Harris ka komunikuar përmes telefonit me kryeministrat e Polonisë dhe Rumanisë në fillim të kësaj jave.

Deri tani, SHBA treguar mbështetje të parezervë për Ukrainën, prejse është gjendur nën pushtimin e Rusisë, që ndodhi pas urdhrit të presidentit Vladimir Putin në javën e kaluar.

SHBA ka evituar me kujdes mundësinë për përshkallëzim dhe zgjerim të konfliktit, duke e bërë të qartë që në fillim se nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.