Ushtarët ukrainas triumfojnë sërish kundër forcave ruse, e ri-marrin në kontroll një aeroport

IRPIN, UKRAINE - MARCH 3: Ukrainian soldiers are seen near the recently collapsed bridge which was the target of a Russian missile, near the town of Irpin, Ukraine on March 3, 2022. ( Wolfgang Schwan - Anadolu Agency )

Ushtarët ukrainas rimorën aeroportin Kulbakino në Mykolaiv të Ukrainës dhe ngritën flamurin shtetëror atje.

Kështu raporton mediumi ukrainas Ukrinform. Sipas tyre, Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës e raportuan këtë në Facebook, përcjell lajmi.net.

Mediumi më tej raporton se 82% e ukrainasve besojnë në fitoren e Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Këtë e dëshmojnë rezultatet e një sondazhi të kryer nga kompania kërkimore Gradus Research.