Lufta në Ukrainë, Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të japë sot vendimin për Rusinë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) pritet të japë sot vendimin për një padi të ngritur nga Ukraina kundër Rusisë, shkruan BBC

Ukraina ngriti një padi duke përdorur Konventën e Gjenevës për të akuzuar Moskën se ka përdorur pretendimet e rreme për gjenocid si pretekst për të justifikuar pushtimin. Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka kryer gjenocid në rajonet e Luhansk ndërkohë që kjo e fundit i ka cilësuar akuzat e rreme.

Sipas Ukrainës, Rusia ka përdorur këtë pretekst për të sulmuar vendin dhe rusët nuk mund të pretendojnë në mënyrë ligjitime se po ndërhyjnë për të parandaluar ose ndëshkuar Ukrainën për akte të tilla.

Rusia nuk u paraqit në seancat dëgjimore. Në vend të kësaj, ambasadori rus në Hagë dërgoi një letër duke argumentuar se padia ishte “absurde”.

Askush nuk pret që Rusia të tërhiqet bazuar në vendimin që do të marri Haga, por është pjesë e një strategjie për të luftuar agresionin rus përmes gjykatave.