Sela: Ahmeti e Apasievi le t’ia krisin këngës “Enver Hoxha”

Duke komentuar qëndrimin e kreut të partisë “E majta”, Dimitar Apasiev lidhur me dygjuhësinë në uniformat e policisë, Sela tha se kjo që bën Apasiev është vazhdimësi e marketingut në funksion të BDI-së, shkruan gazeta LAJM.

“Ky është elementi shtesë i PR të BDI-së dhe BDI për Apasievin, Apasievi për BDI-në. Se di se a e keni vërejt në parlament se me sa simpati dhe me përdhelje e thirrin njëri tjetrin, Raul, Kastro dhe gjithë këto sende. Sido që të jetë Apasievit e di se çka i bënë mirë, unë uroj që ai të zgjeroj horizontin e tij dhe është edukatë dhe kulturë të njohësh edhe gjuhë të huaja, Gjuha shqipe është e huaj për Apasievin, por nuk duhet të jetë gjuhë e urryer. Unë i sugjeroj që të nis një kurs për gjuhën shqipe, dhe bashkë me kursin e shqipes edhe ca leksione në çifteli, e bashkë me Ali Ahmetin le t’ia krisin këngës Enver Hoxha e tungjatjeta se të dy janë maja e komunizmit, Raula”, tha kreu i ASH-së, Ziadin Sela.