LSM do ta padisë shtetin për mosrritjen e pagave

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të ngritë padi kolektive kundër shtetit, për shkak se nuk kanë marrë rritje lineare të pagave për 2806 denarë dhe për mosrespektim të një pjese të ligjeve dhe kontratave kolektive në sektorin publik, paralajmëroi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski. Padia, siç THA, do të parashtrohet para gjykatave vendore dhe të huaja. Greva e përgjithshme në institucionet shtetërore vazhdon, ndërsa e njëjta ka filluar më 22 qershor.

“Në vend që nga 1 korriku të marrim paga të rritura, lineare dhe solide prej 2806 denarëve, kemi marrë nga 7 deri në 100 për qind rritje të faturave të energjisë elektrike. Në vend që të kemi rritje lineare prej 2 806 denarëve, kemi rritje të çmimeve në dyqane, për shkak të rritjes së çmimeve të rrymës dhe derivateve të naftës. Prandaj LSM vendosi për këtë hap për padi gjyqësore kolektive, si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë vendor ku nuk patëm rritje rroge”.- deklaroi Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.