Koronavirusi po e rrëzon regjimin e Putinit?

Eshtë bërë modë të thuhet se koronavirusi nuk bën diskriminim midis demokracive dhe autokracive. Dhe është e vërtetë që secili ka dhënë shembuj të mirë dhe të dobët se si të trajtohet pandemia. Sidoqoftë, koronavirusi duket se bën diskriminim midis llojeve të ndryshme të udhëheqjes.

Ai favorizon liderët e qetë, liderët që dëgjojnë eskpertët. Ai i lë të ekspozuar ata që zakonisht mbështeten tek elokuenca. Por më keq nga të gjitha janë ata, le t’i quajmë “romantikët”, të cilët ‘kapen” pas heronjve politikë ose konceptit të lavdisë së kohërave të kaluara.

Ka disa përfaqësues të këtij lloji që mund të gjenden në Evropë, por Vladimir Putin është tani më i spikaturi.

Javën e kaluar popullariteti i Putinit ra në një nivel historik, 59 përqind. Kjo nuk është, të paktën akoma, për shkak të mënyrës se si ai ka trajtuar pandeminë. Rusia ka 242,271 të infktuar me koronavirus. Por numri i vdekjeve, 2,212, mbetet modest.

Popullariteti i Putinit nuk vuan as për shkak të kombinimit të çmimit të ulët të naftës dhe pasojave ekonomike nga koronavirusi, përsëri, të paktën jo ende.

Rusia në fakt është më e përgatitur për të përballuar problemet ekonomike sesa shumë vende të tjera.

Popullariteti i Putinit po bie sepse koronavirusi nuk është lloji i tij i krizës Nuk e bën që ai të lulëzojë, por e lë të shikojë jashtë vendit: i pashpresë.

Putini është një ekzemplar mjaft i pastër dhe i stilit të vërtetë i higjiografisë sovjetike. Dhe ai nuk bën asnjë përpjekje për ta fshehur këtë: “Pa asnjë ekzagjerim, unë mund të konsiderohem si një produkt i suksesshëm i edukimit patriotik të një qytetari Sovjetik,” tha ai në një nga intervistat e tij të dikurshme.

Lavdia sovjetike ka të bëjë me përpjekjen, mobilizimin dhe heroizmin, kolektiv si dhe individual. Kjo temë depërtoi në mendjen e Putinit të ri aq thellë sa u bë një tipar i përhershëm i botëkuptimit të tij.

Ky mentalitet ka ndihmuar Putinin t’ia dalë me sukses në kriza që përfshijnë një armik të mirë-përcaktuar (edhe nëse ndonjëherë përcaktohet gabimisht). Përpjekja e ndarjes në Ceçeni, pastrimi i Rusisë nga ndikimi oligarkik, aneksimi i Krimesë, këto ishin lloji i krizës së Putinit, ku ai ishte në “habitatin” e tij.

Koronavirusi, megjithatë, është ndryshe. Së pari, nuk është armiku i duhur. Muajin e kaluar Putin e krahasoi covid-19 me fiset Pecheneg dhe Cuman që sulmuan Rusinë në mijëvjeçarin e dytë, por rezultati ishte të qeshura pa fund në internetin rus.

Së dyti, luftimi i koronavirusit ka të bëjë me një çmobilizim ekstre, jeta ka ndaluar, është pak a shumë si një formë e paralizës. Dhe, për Putinin, paraliza kujton ditët e kolapsit sovjetik.

Së treti, në një betejë me koronavirusin, nuk ka një hero. Ose, ata nuk përshtaten me portretin e zakonshëm të një heroi. Janë mjekë, shkencëtarë, inxhinierë. Por në higjiografinë e vërtetë sovjetike, njerëz të tillë gjithmonë kishin role mbështetëse. Shkencëtarët dhe inxhinierët projektuan dhe bënë armë për heronjtë; mjekët shëruan plagët e tyre.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se fundi i regjimit të Putinit është i afërt, ose se trajtimi i Putinit me këtë krizë është shumë më ndryshe, ose edhe më keq, nga rastet e tjera.

Koronavirusi kombinuar me rënien e çmimit të naftës, është natyrisht një sfidë e madhe për Rusinë.

Në raste të mëparshme, gjëra të ngjashme kanë rezultuar në një rënie të përkohshme të popullaritetit të tij, por në përgjithësi, pa pasoja serioze. Kjo mund të ndodhë sërish, megjithëse, këtë here kjo do të jetë shumë më e vështirë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Këshilli Evropian i Marrëdhënieve të Jashtme