Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ashpër ndaj lëvizjeve të fundit të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, duke akuzuar qeverinë se po tenton të fshehë nga qytetarët një kthesë të rrezikshme gjeopolitike drejt Lindjes.
Nga partia opozitare theksojnë se ajo që po ndodh është pikërisht ajo për të cilën kanë paralajmëruar muaj më parë: se njeriu i dytë i qeverisë po punon direkt kundër kursit euroatlantik të vendit.
Më poshtë vijon komunikata e plotë e LSDM-së:
Siç kemi paralajmëruar muaj më parë, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq, bashkëpunëtori më i afërt i Mickoskit dhe njeriu i dytë në qeveri, punon hapur për interesa që janë në kundërshtim me të ardhmen evropiane të Maqedonisë.
Tani, në një intervistë për televizionin shtetëror kinez, Stoilkoviq bën thirrje për “bashkëpunim me Kinën, i cili nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri”.
https://news.cgtn.com/news/2026-05-26/North-Macedonia-s-deputy-PM-Cooperation-not-a-choice-but-a-necessity-1NsyyEUj1n2/p.html
Njeriu i cili prej vitesh bashkëpunon me BIA-n serbe dhe përfaqëson interesat ruse, tani po punon për agjendën kineze.
Kjo intervistë po fshihet nga opinioni publik maqedonas, sepse ata e dinë që qytetarët nuk do ta pranojnë.
Ndërkohë që dokumenti i ri strategjik i Departamentit të Shtetit thekson qartë tre prioritete – luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe asnjë bashkëpunim me Kinën dhe Rusinë – Stoilkoviq udhëton në Kinë me delegacionin e SNS-së së Vuçiqit, sikur të ishte pjesë e tyre.
(Raporti drejtuar Kongresit mbi politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor: https://www.state.gov/wp-content/uploads/2026/05/United_States_Policy_to_Promote_Regional_Stability-Accessible-HRC1399683.pdf)
Kjo nuk është një rastësi.
Kjo është një politikë e vetëdijshme e Mickoskit dhe grupit të tij kriminal – për ta mbajtur Maqedoninë të izoluar nga Evropa, duke e lidhur atë me regjime autoritare dhe fuqi lindore.
Qytetarët meritojnë një të ardhme evropiane, dhe jo të mbeten peng të interesave të huaja.
Reforma tani.Pakicat në Kushtetutë tani. Evropa tani”, reagon LSDM.(INA)





