LSDM: Ndërmorrëm një sërë hapash për përmirësimin e statusit të punëtorëve

“Janë punëtorët dhe puna e tyre që drejtojnë çdo ekonomi dhe zhvillim shoqëror”, kështu ka uruar LSDM Ditën e punëtorëve.

Nga LSDM thonë se kanë ndërmarrë një sërë hapash për përmirësimin e statusit të punëtorëve.

“Përmes dialogut social arritëm në kohë krize ekonomike dhe energjetike që 80.000 punëtorë të marrin pagë minimale prej së paku 18.000 denarë.Dyfishuam pagën minimale, e cila në vitin 2017 ishte vetëm 8800 denarë.Rritja e pagës minimale do të sjellë rritje të pagave të tjera në të gjithë sektorët”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre prioritet mbetet drejtësia sociale dhe promovimi i të drejtave të punëtorëve.