Viti 2019 u tregua si vit jashtëzakonisht pozitiv dhe në fushën e ekonomisë në shtetin tonë. Për këtë konfirmojnë sukseset e shumta të cilat janë arritur përmes realizimit të masave dhe reformat nga programi i LSDM-së.
Nga ekonomia e cila në tremujorin e fundit nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së shënojnë rritje negative prej -1,8 për qind, arritëm deri në rritje prej 3,6 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2019.
Kontributi i fuqishëm i konsumit privat ndaj rritjes ekonomike vazhdoi në gjysmëvjetorin e vitit 2019, të nxitur nga rritja e pagave!.
Rriten pagat në të gjitha sektorët.
Në vitin 2019 paga më të larta kanë marrë të punësuarit në shëndetësi, arsim, kopshte të fëmijëve, shërbimi social, mbrojtje, polici, gjyqësi dhe administratë publike.
Nga dhjetori pagën minimale e kemi rritur në 14.500 denarë. Kjo është për 5.500 denarë më shumë në krahasim me vitin 2017 kur paga minimale ishte vetëm 9.000 denarë.
Papunësia në vitin 2019 është ulur në 17,1 për qind rekorde të ulëta. Vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2019 janë hapur 5.263 vende të reja të punës dhe për momentin ka pothuajse 800.000 të punësuar.
Ndërtimi i ekonomisë konkurruese dhe zhvillimore dhe investimi në kapitalin njerëzor si gjenerator në rritjen gjithëpërfshirës eekonomike dhe zhvillim është ajo në të cilën LSDM-ja mbetet e përkushtuar të punojë edhe në vitin e ri 2020.
Jemi në rrugë të duhur, pagat rriten, hapen vende të reja të punës, ndërsa shkalla e papunësi bie.