Kumanova e Dimitrievskit e ngulfatur në mbeturina

Ish-këshilltari komunal i BDI-së Menduh Asani:
“Pamjet e përditshme në qytetin tonë janë alarmante. Kontejnerët të tejmbushur, mbeturinat të shpërndara nëpër rrugë dhe era e rëndë që ndihet në shumë lagje janë dëshmi e qartë e keqmenaxhimit të N.P. “Pastrimi dhe Gjelbërimi”. Mungesa e mekanizimit të nevojshëm për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave, bashkë me problemet financiare dhe borxhet e ndërmarrjes, kanë sjellë një situatë të papranueshme për qytetarët e Kumanovës.

Për më shumë se gjashtë muaj, qyteti po përballet me të njëjtin problem, pa një zgjidhje konkrete dhe afatgjate. Në vend që të adresohen shkaqet e vërteta të krizës dhe të sigurohen kushte normale për funksionimin e shërbimeve komunale, po shohim aksione kozmetike për pastrimin e rrugëve, ndërsa mbeturinat vazhdojnë të grumbullohen çdo ditë.

Qytetarët paguajnë rregullisht për shërbimet komunale dhe meritojnë një qytet të pastër, të shëndetshëm dhe dinjitoz.”

*Status në fcb i ish-këshilltari komuna i BDI-së Menduh Asani