Dy rep-artistët shqiptarë Noizy dhe Mozzik para tetë muajsh sollën projektin muzikor të titulluar “Bonjour Madame” e cila numëron afro 30 milion klikime në kanalin zyrtar të ‘Youtubes’.
E dyshja shumë herë shiheshin në videot-live të njëri-tjetrit kështu që duke u cilësuar si miq nga fansat e tyre, shkruan lajmi.net.
Ndërsa së fundmi reperet kanë fshirë njëri-tjetrin në rrjetin social ‘Instagram’.
Arsyet e kësaj nuk dihen, mirëpo në mediat përflitet se ka pasur një afrimitet në mes Noizyt dhe Loredanës pas bashkëpunimit të tyre muzikor.
Projekti i dyshes i titulluar “Heart Attack” solli këngëtaret me paraqitje mjaft atraktive dhe të afërt.