Gold Ag do të bëhet baba për herë të dytë, tregon gjininë e foshnjes

Këngëtari shqiptar, Gold Ag së fundmi në një intervistë ka folur rreth jetës personale dhe asaj profesionale.

Ndër tjerash ai tregoi që së shpejti do bëhet baba për herë të dytë, shkruan lajmi.net.

E së fundmi në Top Channel artisti zbuloi se do bëhet sërish me djalë.

“Jemi në pritje të fëmijës së dytë i cili është prapë djalë. I dua edhe vajzat edhe djemtë. Në jetë kam patur nevojë për vëllezër dhe më vjen mirë që djali im do bëhet me vëlla. Shpresoj të bëhen edhe me vëllezër dhe motra të tjerë.” tha ai.

Ndër tjerash ai tregoi se bashkë me bashkëshorten kanë folur rreth emrit të fëmijes por nuk do ta zbulojnë deri në lindjen e tij.  /Lajmi.net/ 

YouTube player