Dua Lipa është këngëtarja më e komentuar në media, për performancat dhe dukjet e saj për t’u pasur zili.
Ajo po vazhdon turneun e saj “Future Nostalgjia”, shkruan lajmi.net.
Dua nuk heziton dhe sjellë imazhe të ndryshme për miliona fansa të saj.
Në imazhet e saj të fundit, ylli shqiptar duket në formën më të mirë dhe me shumë stil në performancën e saj në festivalin e Spotify të mbajtur në Kanë të Francës.
Dua shihet e veshur në një fustan elegant me ngjyrë të gjelbër dhe të shkurtër i cili ia theksonte linjat mahnitëse të trupit.
Ndryshe, Dua u komentua shumë javët e fundit në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill”.
Ky festival u rikthye sërish në Prishtinë në vendin e saj, gjë për të cilën është shprehur tejet e lumtur edhe Dua, organizatorja e festivalit.