Lokvenec kërkon mbështetje nga deputetët e VMRO-DPMNE-së për Ligjin e Mbrojtjes

Deputeti Hari Lokvenec sot edhe njëherë kërkoi nga deputetët e VMRO-DPMNE-së ta votojnë Ligjin e mbrojtjes. Akuzoi, siç tha, se partia opozitare është kundër anëtarësimit të vendit në NATO.

“Derisa në Spanjë në rrjedhë është ratifikimi i fundit i Protokollit për anëtarësimin tonë në NATO, VMRO-DPMNE me refuzimin për ta votuar Ligjin e mbrojtjes e rrezikon atë proces”, tha Lokvenec.

Bllokimi i vetëdijshëm i Ligjit për mbrojtje mund të provokojë veto të re nga Greqia dhe me atë ta kthejë shtetin me dekada prapa.

Ligji duhet të vendoset deri në fund të këtij mandati të deputetëve, ndërsa me atë nevojiten 80 deputetë.