Parashtrohet aktakuzë për Emil Jakimovskin për dhunë familjare dhe kërcënime

Prokuroria Publike e Shkupit deri tek Gjykata Themelore Penale Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër Emil Jakimovskit, ish-i punësuar në Regjistrin qendror për kërcënime dhe për dhunë familjare ndaj ish-bashkëshortes dhe babait të tij.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, nga rezultatet e ekspertizës të zbatuar me urdhër të prokurorit publik gjatë procedurës hetimore ka dalë se i akuzuari i ka bërë veprat në gjendje të rëndësishme të zvogëluar për të qëruar hesapet për ta kuptuar rëndësinë e veprës dhe të udhëheq me procedurat e veta.

Procedura hetimore për personin e njëjtë, siç informojnë nga Prokuroria publike, është ngritur edhe për vepër penale – Mospërfundim të vendimit gjyqësor, por për këtë vepër nuk është parashtruar aktakuzë, sepse gjatë procedurës u konfirmua se Vendimi i Gjykatës themelore civile Shkup me të cilin është dhënë urdhër – Masë e përkohshme për mbrojtje të të drejtës së të dëmtuarës nga dhuna familjare ende nuk është i plotfuqishëm.

Prokuroria, siç thuhet në kumtesë, i ka hetuar edhe gjoja kërcënimet të cilat personi i ka drejtuar ndaj një të dëmtuare tjetër, por me këtë rast u konfirma se në to nuk ekzistojnë elemente të veprës penale, por se bëhet fjalë për shpifje dhe fyerje për të cilat e dëmtuara mund të ngritë procedurë civile.

Prokurori kompetent publik deri tek Gjykata themelore penale Shkup ka dorëzuar propozim të veçantë për vazhdimin e masës paraprakisht të përcaktuar për të akuzuarin, duke vlerësuar se ekziston rrezik real që ai të arratiset që ta shmangë përgjegjësinë penale.