Liverpool në telashe, Van Dijk lë fushën i lënduar

Virgil Van Dijk ka lëshuar fushën e ‘Goodison Park’ i lënduar, derisa po zhvillohet derbi mes Everton dhe Liverpool.

‘The Reds’ patën një start të mirë, kur kaluan në epërsi me anë të sulmuesit Sadio Mane, shkruan lajmi.net.

Por, në minutën e 11’, Jurgen Klopp u detyrua të bëjë një zëvendësim të detyrueshëm, me Virgil Van Dijk të lënduar.

Një ndërhyrje e ashpër e portierit Jordan Pickford, solli lëndimin e mbrojtësit holandez.

Për fatin e Pickford, gjyqtari anësor në ato qaste kishte sinjalizuar për pozitë jashtë loje për Van Dijk, pasi në të kundërtën, Everton dhe portieri i tyre do të ishin në telashe të mëdha.

Kur po luhet minuta e 20’ e ndeshjes, rezultati i derbit Everton – Liverpool është 1:1.