“Aktivistat e BDI-së e rrahën babain tim, policia tani e padit si fajtor” (Foto)

Mediat patën shkruar ditën e zgjedhjeve për rrahjen e Mustafa Ahmedit në Kërçovë, i cili duhej të jetë vëzhgues i zgjedhjeve në fshatin Zajas. Djali i tij Blerim Ahmedi atëherë deklaroi se sulmin ndaj babait të tij e kanë kryer aktivistë të BDI-së, duke i permendur edhe me emer e mbiemër. Mustafa Ahmedi për shkak të lendimeve ishte pranuar edhe në spital, por tani atij i ka arritur padi nga policia për kundërvajtje, ku akuzohet si faktor për rastin e njëjtë. Rasti qe ndodhi diten e zgjedhje ku kriminelët sulmuan prindin tim me qëllim që ta pengojnë për të mos shkuar në vendvotimin Zajaz Xhuma si anëtar komisioni i Levizjes Besa. Në këtë shtet krimineli të rreh dhe thirret si deshmitar që të ka rrahur, dhe në fund dënohet i lënduari! Policia ngren aktpadi ndaj të lenduarit dhe monton rastin ashtu si e urdhëron Dui. Presim që Lëvizja Besa të reagojë dhe të mbrojë aktivistët e saj”, deklaroi për Lajm Blerim Ahmedi, duke reaguar ndaj padisë policore kundër babait të tij. Ndryshe, Mustafa Ahmedi është babai i Sheqerim Ahmedit i njohur si El Cheka