Lojtarët e Manchester United, Bruno Fernandes dhe Luke Shaw janë në dyshim për ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve, ndaj Atletico Madrid pasi janë pozitiv me Covid-19.
Një javë më parë, Luke Shaw doli pozitiv me Covid-19 dhe ai ende nuk ka rezultuar negativ. Ai mund të mungojë ndaj Atletico Madridit.
Sipas ‘AS’ përveç tij në dyshime është edhe portugezi Fernandes, i cili gjithashtu është pozitiv dhe pritet të mungojë të martën në Ligën e Kampionëve.
Humbja e tyre do ishte lajm i keq për trajnerin e United, Ralf Rangnick, pasi ndeshja ndaj Atletico Madrid është ende e hapur pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë.
Ndeshja e dytë zhvillohet të martën (15 mars) me fillim nga ora 21:00