Ligjvënësi republikan i shkruan Bidenit, i kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ligjvënësi republikan Ritchie Torres, i ka shkruar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.

Në letrën drejtuar kreut të Shtëpisë së Bardhë, kërkohë anëtarësimi i Kosovës në Aleancën më të madhe ushtarake në botë e njohur si NATO.

Torres tha se është aleat besnik i ShBA-së dhe duhet t’i bashkohet NATO-s për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.

“Më 27 shkurt, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për ‘pranim të përshpejtuar në NATO. Për më tepër, më 3 mars, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë që të nis negociatat për anëtarësim në NATO”.

Ligjvënësi republikan theksoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të ndihmohet për t’u bërë anëtare e NATO-s.

“Derisa Rusia vazhdon të sillet si një aktor irracional dhe Serbia forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është kritike që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën për t’iu bashkuar NATO-s”.