Forcat e Zelenskyt thonë se i kanë shkatërruar Rusisë 108 tanke, 10 helikopterë, 10 avionë…

Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon në ditën e 11’të, raportet për humbjet e pajisjeve ushtarake ruse kanë vërshuar mediat. Rusët dyshohet se kanë humbur një numër të madh tankesh, avionësh, helikopterësh dhe mjetesh të blinduara.

Ukraina raportohet t’i ketë shkaktuar humbe të mëdha pushtuesve, duke arritur të shkatërrojë 750 pajisje të avancuara ushtarake.

108 tanke thuhet se janë shkatërruar derisa 50 kanë rënë në duart e Ukrainës.

Sipas mediave ukrainase, mbi 11 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës, me mbi 1 mijë vdekje në ditë

Vendet perëndimore i kanë ofruar pajisje ushtarake Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt, të cilat janë treguar efektive veçanërisht në rrëzimin e avionëve.

Ushtria ukrainase raportohet se ka rrëzuar 10 helikopterë rusë dhe 8 avionë në 11 ditë.