Ligj për faljen e gjobave gjatë orës policore

Një grup deputetësh të pushtetit përgatitën ligjin për amnisti për përfituesit e ndihmës sociale, të cilët gjatë fazës më kritike të pandemisë me virusit korona, u dënuan me gjobë për dalje nga izolimi ose shkelje të orës policore, përcjell TV21. Gjobat ishin nga dy deri në katër mijë euro, para këto që rastet sociale nuk i kishin që t’i paguajnë. Ndërkaq zëvendësimi i dënimit me burg është pothuajse i pamundur, sepse burgjet janë të mbingarkuara.

Kjo amnisti, sipas idesë së deputetëve, nuk do të zbatohet për të tjerët të dënuar për këto shkelje, as për lokalet, palestrat dhe gjithë të tjerët që kanë shkelur ndalesat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, për të parandaluar përhapjen e virusit që mori mijëra jetë. Ata do të duhet t’i paguajnë gjobat që i kanë marrë me vendime gjyqësore të formës së prerë.