Lëvizja BESA të shtunën organizon tubim në Zvicër, prezent edhe Bilall Kasami

Delegacioni i Lëvizjes BESA me në krye Bilall Kasamin bashkë me Blerim Sejdiun, Fatmir Limanin dhe Adnan Azizin të shtunën do të mbajë tubim qendror në Cyrih, ku do të formalizohet struktura e Lëvizjes BESA për Zvicër. Gjithashtu Kasami do bashkëbisedojë me mërgatën shqiptare atje, duke marë sugjerime nga diaspora. Kujtojmë se këtë javë në Zvicër kanë qendruar eksponent të Lëvizjes BESA, ku kanë realizuar takime në kantone të Zvicrës, me qëllim organizimin e strukturës. Tubimi do të mbahet me 08.10.2022, të shtunën, ora 19:00, në Wallisellerstrasse 7, 8152 Opfikon, Zürich.