Maqedonia s’ka mekanizëm për vlerësimin e cilësisë së investimeve hyrëse

Maqedonia por edhe vendet e rajonit nuk kanë mekanizëm për vlerësimin e cilësisë dhe integritetit të investimeve hyrëse në vend dhe shteti sa më shpejtë që është e mundur duhet të krijojë mekanizëm për parandalimin e investimeve që themelohen mbi të ashtuquajturin kapital korroziv.

“Tema e parë mbi të cilën folëm ka të bëjë me skrining mekanizmin për investimet e drejtpërdrejta të huaja që hyjnë në vend. Tani për tani, Maqedonia e Veriut por edhe të gjitha vendet e rajonit nuk kanë mekanizëm për vlerësimin e cilësisë dhe integritetit të investimeve që po hyjnë në vend. Përmes një prej publikimeve ne promovuam mekanizëm që tashmë po ekziston në BE ndërsa në Maqedoni ka rregullativë të cilën Maqedonia për shkak të fillimit të negociatave do të duhet ta zbatojë. Ne shkuam një hap më tutje dhe konstatuam se sa është nevoja për një mekanizëm të këtillë që duhet të zbatohet sidomos tani gjatë pushtimit rus ndaj Ukrainës”, theksoi Zoran Neçev, Institut për Demokraci.

Xhon Kej, oficer programor për Europë dhe Euroazi në Qendrën për ndërmarrje ndërkombëtare private, tha se janë këtu që t’i përkrahin tre publikimet për tërheqjen e kapitalit konstruktiv dhe të parandalohet hyrje e kapitalit korroziv.

“Me fjalë të tjera, investimet që janë transparente dhe që kanë ndikim pozitiv ndaj biznesit lokal dhe rritjes së ekonomisë”, pohoi Xhon Kej, shef i programit për Europë dhe Euroazi.

Konferencën e organizon Instituti për demokraci Societas Civilis – Shkup në bashkëpunim me Qendrën për ndërmarrje ndërkombëtare private dhe kjo është ngjarja e fundit e projektit “Detektim të kapitalit korroziv në Maqedoninë e Veriut”.