Liga e Kampionëve vazhdon me dy derbi, kryesorja PSG – Barcelona

Dje, Porto dhe Borussia Dortmund siguruan kualifikimin në çerekfinale, ndërsa sonte mbeten të mësohen dy skuadra të tjera, shkruan lajmi.net.

Ndeshja më interesante është mes PSG-së dhe Barcelonës që zhvillohet në “Parkun e Princave”, me blaugranasit që synon përmbysjen ngase rezultati i ndeshjes së parë ishte 1 – 4.

Nga ana tjetër, Liverpool është nikoqir i RB Leipzigut, edhe pse ndeshja zhvillohet në stadium neutral.

“Reds” në ndeshjen e parë dolën fitues me rezultat 2 – 0 dhe shihen si favorit për t’u kualifikuar tutje.

Të dy takimet nisin në ora 21:00.