Legjendat e Juventusit kritikojnë Ronaldon pas gabimit të ‘pafalshëm’ te goli i eliminimit

Juventus dje pavarësisht që fitoi ndeshjen me rezultat 3-2 u eliminua ngase ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të Portos, përcjellë lajmi.net.

Një gol i vonshëm i Sergi Oliveira nga gjuajtja e lirë nga largësia mposhti Wojciech Szczesny dhe ‘fiku’ ëndrrat e Juventusit që të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit.

Në atë gjuajtje të lirë, Ronaldo ishte në ‘mur’, por kërceu dhe ktheu shpinën, andaj është kritikuar nga Capello dhe Del Piero.

“Gola të tilla nuk duhet pranuar. Cristiano Ronaldo kërceu dhe me pas u rikthye me shpinë, kush do që është në mur nuk duhet të frikësohet nëse goditet. Është gabim i pafalshëm që nuk ka justifikim”, tha Capello.

“Cristiano duhet të pranojë pak fajin sigurisht. Nuk kishte shumë shanse, por e humbi atë me kokë ku do merrnim avantazhin”, deklaroi Del Piero.

Eliminimi për Juventusin nënkupton se iku edhe një vit pa trofeun e Ligës së Kampionëve, që e kërkojnë që nga viti 1996.