Sokratis: Ishte kënaqësi të punoja me Xhakën, ndër lojtarët me të mirë te Arsenal

Dyshja kaluan disa vite në “Emirates”, derisa janarin e kaluar, Sokratis iu bashkua Olympiacos duke shkëputur kontratën me “Topçinjtë”, përcjellë lajmi.net.

Së fundmi, Sokratis ka biseduar për kohën e tij te klubi londinez, derisa ka lavdëruar Xhakën.

“Granit është një ndër bashkëlojtarët më të mirë që kam pasur kënaqësinë të punojë”.

“Është i rëndësishëm për Arsenal dhe besoj që është lojtar i mirë që mund të jetë lider në skuadër”.

“Kur bën gabim të gjithë janë kundër teje, por e njoh karakterin e Granitit. Para ndeshjes ndaj Burnley, ai zhvilloi pesë ose gjashtë ndeshje ku ishte më shumë mundësi lojtari më i mirë i skuadrës”.

“Mendoj se është ndër lojtarët me të mirë te Arsenalit dhe sigurisht ndër mesfushorët më të mirë që kam luajtur se bashku”, deklaroi ai.

Dyshja do takohen se shpejti në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës.