Lewis Hamilton për të ardhmen e tij: Do ta bëjmë edhe një marrëveshje tjetër me Mercedesin

Lewis Hamilton ka folur në lidhje me të ardhmen e tij te Mercedesi.
Ndër të tjera, britaniku tha se planet janë që të nënshkruajnë edhe një marrëveshje të re me kompaninë në fjalë.

“Ne do ta bëjmë edhe një marrëveshje tjetër me Mercedes”, tha shkurtazi ai, transmeton lajmi.net.

Piloti është duke “agjëruar” që dy vite nga titulli kampion, pasi në të dy rastet vendi i parë shkoi për Max Vertstappen.

Gjithsesi, ai dhe George Russel janë gati që të sfidojnë për titull sezonin e ardhshëm.