Xavi për të ardhmen e tij: Nëse rezultatet nuk vijnë, vjen trajneri i ri

Xavi Hernandez ka folur në lidhje me të ardhmen e tij te skuadra e Barcelonës.
Trajneri spanjoll, ndër të tjera, tha se, nëse puna e tij nuk prodhon rezultate pozitive, do të pasohet nga trajneri tjetër te katalunasit.

“Rezultatet do të vijnë…nëse nuk vijnë, vjen trajneri tjetër”, tha ndër të tjera ai.

Gjithsesi, ish-mesfushori, tash për tash, është shumë i sigurt në projektin e tij. Si synim kryesor që ia ka vënë vetes, qysh në këtë sezon, është rikthimi i Barçes në rrugën e trofeve.

“Ndihem i sigurt në këtë projekt. Synimi i këtij sezoni është që të fitojmë trofe”, shtoi tutje ai.

Xavi gjithashtu u pyet edhe për nënshkrimet e mundshme gjatë muajit janar, por që nuk dha shumë detaje, duke u mjaftuar së thëni se bordi po punon në këtë drejtim.

“Bordi është duke punuar në këtë drejtim, por është shumë herët të flitet për këtë çështje”, përfundoi ai.