Man Utd synon rinovimin e kontratës së Alejandro Garnachos

Manchester United i ka përshpejtuar përpjekjet që t’ia rinovojë kontratën talentit Alejandro Garnacho.
Kështu të paktën bën të ditur Fabrizio Romano, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

“Djajtë e Kuqë” janë të interesuar ta mbajnë lojtarin, pas paraqitjeve të mira të treguara në momentet kur i është dhënë mundësia që të tregohet në ekipin e parë.

Ai pati minuta edhe mbrëmë ndaj Sheriff Tirasporit në Europa League, teksa u dallua si njëri ndër më të mirët e ndeshjes.

Garnacho është 18-vjeçar dhe luan si anësor.

Vlera e tij në treg është diku rreth 4 milionë euro.