Lëvizjet e reduktuara kthejnë ajrin e pastër

Reshjet e fundit të borës ,reduktimi i punës në shumë fabrika, si dhe lëvizja e kufizuar ka ndikuar që ajri të jetë shumë herë më i pastër në krahasim me disa muaj më parë. Ambientalistët thonë se herë pas here ndotje të ajrit kemi për shkak të ngrohjes së amvisërive.

Në disa ditë kur nuk kemi erëra gjithashtu ka shumë ndotje gjatë natës dhe kjo kryesisht për shkak të ngrohjes së amvisërive pasi jemi akoma në atë sezonin e ngrohjes. Bëjmë thirrje më të shpeshta të inspektimeve në teren nga inspektorati i mjedisit që të punojë vazhdimisht dhe të dalin në teren, do ta kenë më lehtë që të gjejnë fajtorët nëse dikush punon ilegalisht- deklaroi Nevena Georgievska-Iniciativa O2.

Sipas profesorit nga Instituti gjeografisë Ivica Milevski bora e prillit është e mirëseardhur duke pasur parasysh se edhe vjeshta edhe dimri ishin të thata dhe se kjo do rrisë nivelin e ujit në lumenj dhe liqene.

Supozohet se kufiri i fundit për paraqitjen e reshjeve të borës për një periudhë të gjatë prej 50-60-70 vjetëve mund të jetë deri në 10 ose 15 prill. Thash se ajo vetëm disa herë ka ndodhur që në pjesë të ulëta në prill të ketë borë. Këtë vit dimri ishte i vonuar dhe ne kemi një të ashtuquajtur parim të ekuilibrit të klimës- pohoi Ivica Milevski-Profesor në institutin e gjeografisë

Që kur filluan ndalesat për lëvizje si dhe u reduktua numri i punës në shumë kompani në mbarë botën, të dhënat tregojnë se ndotja e ajrit ka rënë në nivel botëror. Kufizimi në trafikun rrugor, udhëtimet ajrore dhe aktivitetet e tjera të biznesit ka çuar në ulje të ndotjes në disa qytete të mëdha, sipas imazheve të reja të publikuara nga Agjencia Europiane e Hapësirës. Një efekt i ngjashëm është regjistruar në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.

Alsat