Fotografi të sotme nga Shtipi: Lokalet hapur, plot me njerëz brenda

Në redaksinë e Gazetës Lajm kanë arritur disa fotografi nga Shtipi që tregojnë se inspektorati dhe policia po çalojnë në kontrollimin e situatës.

Në fotografi vërehen lokale të hapura dhe njerëz brenda tyre edhe pse qeveria ka sjellë vendim për mbyllje të gjitha lokaleve.

Lexuesi që na i ka dërguar fotografitë thotë se vetëm këto lokale ka arritur t’i fotografojë, por se ka edhe shumë lokale tjera që nuk respektojnë masat. Ai shprehet i brengosur se në këtë mënyrë vetëm do të rritet numri i të infektuarve me Koronavirus.