Lëvizja Ndryshe reagon për skandalet e Mizrahit

Me rastin e mënjanimit të tabelës të shkruar edhe në gjuhën shqipe nga ana e ministres Rashella Mizrahi, nga Lëvizja Ndryshe thonë se është skandaloze, kriminale kjo vepër e bërë nga ana e saj.

Lëvizja Ndryshe i përkujton ministres Mizrahi se në atë institucion serioz ekzistojnë 11.514 kërkesa për ndihmë nga qytetarët e këtij shteti dhe të cilëve akoma nuk u është dhënë ndonjë përgjigje nga ana e saj.

Lëvizja Ndryshe potencon se deklarimi i saj se do të paguan gjobën për mosrespektim të Ligjit për gjuhët (gjuhën shqipe) është skandaloz.

“Nisur nga fakti që ministrja Mizrahi vjen nga komuniteti hebrenj, Lëvizja Ndryshe përkujton ministren se Shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që ka strehuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, prandaj edhe kjo sjellje e e Mizrahit është e pakuptueshme për Shqiptarët”, thuhet në reagimin me shkrim nga kjo lëvizje.

Lëvizja Ndryshe inkurajon ministren Mizrahi që të përkujdeset për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut dhe se në rast të mosrespektimit të mëtejmë të gjuhës shqipe, ata paralajmërojnë padi penale ndaj Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale./TV21/