Lëvizja Besa ngriti padi penale kundër ASHAAM

Lëvizja Besa ngriti padi penale kundër Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike (ASHAAM) dhe Kryetarit të Këshillit të ASHAAM-it, Lazo Petrushevski për keqpërdorimin e kompetencave dhe të detyrës zyrtare.

Për ngritjen e padisë penale informoi përmes një publikimi në Fejsbuk sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

“Ashtu siç edhe paralajmëruam para disa muajve, sot në emër të Lëvizjes BESA shtruam padi penale ndaj Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Mediatike (ASHAAM), për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave duke dashur ta dëmtojë Lëvizjen BESA si parti e katërt më e madhe, respektivisht partia e dytë më e madhe opozitare nga zgjedhjet e vitit 2016. Mbetjet nga regjimi i kaluar VMRO-BDI, nuk do lejohen të krijojnë precedente dhe tensionime te panevojshme duke dashur ta interpretojnë ligjin sipas dëshirave apo urdhrave të partive që i përfaqësojnë”, thekson Hoxha.