Historia e një dështimi historik

Mersel Bilalli

S’ka dilemë se kemi nevojë për një studim serioz për atë se çka na ndodhi neve shqiptarëve të Maqedonisë këto 20 vite që u sollëm gjer te ky nivel i degjenerimit të vlerave elementare njerëzore. Në vitet e nëntëdhjeta akoma ekzistonin disa vlera. Keqpërdorimet dhe korrupsioni konsideroheshin turp individual e familjar. Vështirë se kush ulej të pi kafe ma ta që mbanin titullin ‘të korruptuar”, sepse njolloste veten dhe familjen. Nderi, morali, respekti dhe shkollimi akoma kishin vlerën e vet. Partizimi i institucioneve dhe shërbimeve ishin akoma të panjohur. Vetëm nacionalizmi ishte problem dhe këtij më së shumti i fryenin mu ata që u kishin shërbyer shërbimeve sekrete.
Disa vite më pas korrupsioni dhe krimi morrën hov dhe vlerat jo vetëm që fu zbehën, por edhe u përdhosën. Ndodhi vrasja mizore e një të riu para vendvotimit në Kondovë nga bandat partiake të partisë së atëhershme shqiptare në pushtet (e njohur si partia “shqip – shqip”). Madje as që lejuan komunikimin e lajmit tragjik në mediat në gjuhën shqipe, që ishte shenjë se krimi nga nëntoka kontrollonte çdo gjë mbi tokë.
Ndodhi 2001 të cilën shumica shqiptare e konsideruan si çlirim nga krimi e terrori. Por, së shpejti u pa se më e keqja tek do vijë. Korrupsioni, krimi, injoranca, keqpërdorimet dhe partizimi vërshuan shoqërinë shqiptare. Librezat partiake zavendësuan diplomat, dijen, punën e moralin në çdo institucion. Filluan të paditurit të udhëhiqnin me të diturit, por shumë nga këta të fundit edhe vet shitën ndërgjegjen e tyre në pazar të zi. Shpejtë u dëshpruan ata që pritnin punë të mëdha nga njerëz të vegjël, të cilët të vetmin talent kishin mblidhjen e haraqeve nëpër lokale aty rreth Parkut të Qyetit. Shpejt u pa se molla e bukur nga jashtë, në fakt ishte krejt e krymbur përbrenda. Të këqiat morën përmasa dramatike. Të pashkolluarit filluan të na mësojnë, të sëmurit të na shërojnë, diletantët të na zhvillojnë. Tani njëzet vite na udhëheqë një strukturë që një populli mund t’i ndodhë ose si dënim kolektiv nga Zoti ose si fatkeqësi historike. Korrupsioni u shndërrua në aftësi, mashtrimi në nder, vjedhja në trend. Drejtësia u takon vetëm të marrëve. Dhe kjo u shndërrua në kulture! Të korruptuarit dhe bartësit e krimit më nuk mund të lëviznin lirshëm pasi popullariteti s’u mundësonte! A ndër histori korrupsioni edhe shoqëri të fuqishme ka zhduk. Zhduku një Babiloni gjigante që për milenium shkëlqeu botën, shkatëroi shtetin romak që për shumë shekuj sundoj gjysmën e botës, e shumë të tjera pas.
Njerëzit u lanë në fatin apo fatkeqësine e vet, madje edhe ata që synonin të bënin diçka si investim duhej të puthin do duar, por edhe t’i mbushin ata me haraq. Rinia masovisht (supozohet rreth 300 mijë shqiptare) iu drejtua gurbetit. Këso ekzodi as dhjetra Millosheviqa e Çubriloviqa s’do ta kishin mbri. Madje “lideri i madhë” këte ekzod të përmasave biblike e quajti si “trend modern” me të cilën ballafaqohen të gjitha shtetet . Por, ai ti shofim do analiza të demografëve rajonal! Në Mal të Zi nga 1000 banorë në vitin 2019 ishin largua nga shteti vetëm 31 persona, në Sërbi – 54, në BeH – 61, në Kosovë – 68, kurse në Maqedoni në pjesën shqiptare – 127. Me këso dinamike shpërnguljeje për dhjetë vitet e ardhshme në Maqedoni nuk do mbetet më shqiptar, përveç pleqëve të cilët shpejtë do marrin rrugën e vet. Në rrethinën e Gostivarit, Tetovës e Strugës, shpëngula shqiptare është rreth dy here e gjys më e lartë se sa te kombet tjera në Maqedoni. Ata shkuan mu në ato vende nga kishin ardhur politikanët aktual, të cilët të ishin të vetmit që gjetën “gurbetin” këtu! Popullata rezidente shqiptare që moti ka ranën 20 % (burimi ynë rreht 17%). Darvini do të thotë – “nuk ka udhëheqësi të mirë por popull durues të këqij”.
Këtu për vite askush askend nuk udhëzoi se çka mund të bëjë për ekzistencën e vet. Se çka mund të investojë, punojë apo kultivojë! Serbia ekzodin e vet maramandës të pasluftës e ndaloi me ekipe të organizuara ekspertësh për zhvillim të bujqësisë e blegtorisë. Me hapjen dhe ndihmesat bizneseve të vogla. Me shfytëzimin e mjeteve të pakthyeshe finasiare nga shumë fonde evropiane për zhvillimi socio-ekonomik, për investime në resurset njerëzore dhe mbi 14% për zhvillim të bujqësisë e blegtorisë.
Logaritni, për 25 vite sa janë këta në pushtet, Tito e pat dymbëdhjetfishuar prodhimin e vendit, Kina e ka pesëmbëdhjetfishuar, India e ka gjashtëfishuar, Turqia e ka nëntëfishuar. Madje edhe një Etiopi simbol i vdekjeve nga uria tani ka zhvillim maramendës prej 12%. Edhe Vietnami që 20 vite çonte jetë nëntokësore nga bombardimet amerikane, ka tetëfishua prodhimin. Tajvani me territor sa të Maqedonisë mbanë afro 24 milion banorë me katë herë standard më të lartë se ne. Edhe panumër shembush këtu mu në fqinjësinë tonë. Prej këtu ndoshta kanë arsye që disa na trajtojnë me të meta seriozje psigjike pasi që kaq vite paskemi durua dhe përkrahur të keqen. Që u paskemi buzëqesh me servilizëm dëbuesve të fëmijve tanë. Që mazoizmi ynë ka ushqyer sadizmin e pushtetarëve!
Zgjedhjet janë afër kurse ndryshimet na imponohen, jo si proces demokratik, por si shpëtim i asaj që ka mbet nga ne. Tu japish edhe një mandate tyre, është njëjtë sikur t’i marrish frymën e fundit vetes dhe të afërmve të tu. Kandidati për kryeministër shërben si qeshje e përqeshje, këtu, në Bruksel e Vashington. Derisa gjithë bota ka shkua para, ne kemi shkua pas. Shifni Liqenin e Sarajit si dukej në vitet e nëntëdhjeta (atrakcion për sytë), e sot duhet t’i mbyllni hundët si të kaloni andej. Edhe arusha diçka do të mësonte për 20 vite e këta jo! Madje edhe paratë e falura nga fondet evropiane nuk din t’i shfrytëzojnë dhe ata mjete me vite kthehen prap. Edhe tani nga 100 milion evro sa merr Maqedonia në vit, vetëm rreth 20 per qind shfrytëzohen. Nga program “Horizont 20 -20” vetëm 7%. Nga IPARD-1, IPARD-2 vetëm 22%.
Ekspertët perëndimorë konstatojnë se këtu ka kushte ideale e normale për jetesë të dhjetra milion banorëve edhe ate me standard të larta, por duher të punohet krejt ndryshe. Por, normalja bëhet vetëm me njerëz normal. E jo ma ata që ndër vite të caktonin fate e fatkeqësi njerëzore. Atyre duhet treguar kartonin e kuq që ta shpëtojmë që gjithçka të bëhet zi. Pëndryshe do të hyjmë në analet e popujve tragjik ndër histori, pasi kaq vite jemi krenuar me udheheqes që bota normale turpërohet. Apo ndoshta do t’i gjasojmë odisejadës së Kristofer Kolumbos. Ai kur u nisë nuk dinte se ku shkon, kur mbërini s’dinte se ku është, kur u kthye s’dinte se ku ka qënë. Por, së paku ai u kthye!