Ali Ahmeti ka bërë reforma evropiane në BDI

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Arijanit Hoxha, në emisionin “Dialog te Lajmi” ka folur edhe për procesin e reformave dhe ndryshimeve të brendshme në parti.

Arijanit Hoxha: Reformat të cilat ai i bëri brenda BDI-së duke sjellë 80 përqind strukturë të re politike, duke i dhënë një ribrendim total organizimit politik dhe duke ndryshuar gjeneratën dhe në të gjitha dhe në…

Sefer Tahiri: Ju jeni përjashtimi tek kryesia. Unë këtu flas te kryesia, e ngusht tek pozicionet e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm.

Arijanit Hoxha: Jo, jo, jo nuk është ashtu. Te, te, te gjithë kryesia, domethënë i keni 80 përqind strukturë të re. Domethënë nëse ju e shihni, sa është sa kanë qenë në pushtet Arbër Ademi që ka mund, me moshë të re nuk ka bërë asnjë lloj skandali. Po jo, po i flasim me emra.

Sefer Tahiri: Nuk ka qenë nënkryetar i BDI-së. Tani në BDI është bërë. sekretar i përgjithshëm.

Arijanit Hoxha: Po shif, po shif… BDI-ja duhet ketë një vazhdimsi, por 80 përqind e strukturës të BDI-së ka pësuar një reformë dhe kjo është arsyeja

Sefer Tahiri: Më këtë fjali zoti Hoxha, që BDI-ja duhet ketë një vazhdimësi. Po bindem që qenke bërë integrist i vërtetë. Dëgjoni se bdistët e vërtetë flasin.

Arijanit Hoxha: Jo, jo, ama tash po ta tregoj, ta tregoj tek krahu i luftës që folëm. Jo, nëse ju, nëse ju prisni që zoti Ahmeti të tjetërsohet politikisht është gabimi madhë unë nuk e kam pritur këtë gjë dhe qëllimisht janë bërë të gjitha ato ndryshime.

Sefer Tahiri: Jo, unë nuk e mohoj faktin është bërë, Komiteti i veteranëve. tek kryesia qëndrore. Është fakti që 80 përqind e njerëzve edhe tek kryesia…

Arijanit Hoxha: Jo, të lutem, Sefer vetëm ta përfundoj. Edhe tek Këshilli i përgjithshëm, por është edhe, organizimi veteranëve, domethënë është bërë taksativisht, domethënë një organizim i mirëfilltë politik që e ka mbajtur tërësisht identitetin e vazhdimësisë të UÇK-së përmes krahut të luftës që, që po flasim kushtimisht thënë edhe një gjenerate të re e cila duhet të udhëheqë me proceset e shqiptarëve dhe shtetit në të ardhmen.