Lëvizja Besa dhe LSDM takohen për listat e deputetëve, ndahen disa pozita

Pas pak çastesh në Shkup, pritet të fillojë takimi mes grupeve punuese të Lëvizjes BESA dhe LSDM-në. Në fokus të punës së dy grupeve, do të jetë harmonizimi i programit parazgjedhore të dy partive politike, ndërsa do të bisedohet edhe për listën e kandidatëve të mundshëm për deputet mes dy partive politike.

Siç merr vesh Alsat M, grupi i punës i Lëvizjes BESA do të udhëhiqet nga profesori Binaz Pajaziti. Takimet e këtilla, ditëve në vazhdim pritet të intensifikohen mes dy partive politike, me qëllim të harmonizimit të plotë të programit të koalicionit të nënshkruar ditë më parë.

Alsat jo zyrtarisht mëson Besës i janë ofruar 5 vende të garantuara. Në njësinë e 6 bartës mësohet të jetë Bilall Kasami, i katërti Fadil Zendeli dhe i shtati që sipas listës duhet të jetë femër nga Lëvizja Besa. Në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore Besës i është garantuar vendi i shtatë.