Leo Messi nuk ka shënuar ndaj Real Madridit në nëntë ndeshjet e fundit

Ylli argjentinas, Leo Messi nuk ka shënuar ndaj Real Madridit në nëntë ndeshjet e tij të fundit.

Pas eliminimit të PSG-së nga Real Madridi, në Ligën e Kampionëve, Leo Messi vendosi një rekord individual të padëshiruar.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, nuk ka shënuar ndaj madrilenëve në nëntë ndeshjet e tij të fundit.

Në gjithsej 45 takime me rivalin e tij më të madh, ai ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

Golin e fundit Messi ndaj Real Madridit, e shënoi në ‘Camp Nou’ në maj të vitit 2018, në barazimin 2:2.