Guti: Mbappe shtëpia jote Bernabeu të pret

Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti i dërgon një mesazh Mbappes, pasi shumë shpejt pritet të transferohet drejt ‘Mbretërve’.

Legjenda e Real Madridit, Jose Maria Gutierrez i njohur si Guti, pas rikthimit sensacional të Real Madridit ndaj Paris Saint Germain (3:2), postoi në instagramin e tij një foto të Mbappes.

Në foto ai kishte shkruar “Mbappe shtëpia jote, Bernabeu të pret dhe ti e dinë ku jetohen netët magjike”, ishin fjalët e Gutit.

Mbappe është i lidhur me një kalim të mundshëm drejt Real Madridit gjatë merkatos së verës.

Pas shumë vitesh pritje për ‘Los Blancos’, me shumë gjasë francezi do të transferohet në Santiago Bernabeu si një lojtar i lirë nga Parisi.