Shkupjani arrestohet pasi kreu vjedhje në një pompë benzine

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se aot është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në një pompë benzine në rajonin e Shkupit, përcjell TV21.

“Sot (10.03.2022) në ora 01:50 në rrethin e një konvikti në zonën e Gazi Babës është privuar nga liria E.B. (41) nga Shkupi. Ai dyshohet se rreth orës 1:30 ka kryer vjedhje të rëndë në një pikë karburanti në të njëjtën zonë, duke dëmtuar xhamin e derës së hyrjes, nga ku ka marrë disa produkte”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se gjësendet e marra janë kthyer tek pronari.